Chaud Patate/ E krahasojnë me Ed Sheeran, Yll Limani: Është e vërtetë, frymëzohem prej tij

Ai është nga këngëtaret e rinj më të njohur dhe të komentuar shqiptarë.

Bëhet fjalë për Yll Limanin, i cili sapo ka publikuar edhe këngën e tij më të re “Ty”.

Advertisement

Këngëtari nga Prishtina, nëpërmjet një lidhje telefonike me emisionin “Chaud Patate”, ka thënë se kënga është pritur shumë mirë nga publiku.
“Unë i kam kënduar kryesisht ndarjes, ndaj këtë herë vendosa të vij ndryshe”, ka thënë Ylli, i cili ka thënë ekskluzivisht në Chaud Patate se ka gati gjithashtu edhe projektin e tij të radhës, por këtë herë një këngë ritmike.

I pyetur nga gazetarja Suada Daci për ngjashmërinë e tij me artistin Ed Sheeran, Ylli ka thënë se ia thonë shpesh këtë gjë.

“Mua më inspiron Ed Sheeran madje edhe videon e fundit “Ty”, e kam realizuar si videot e tij. Përveç Ed Sheeran unë preferoj edhe The Weeknd”, ka thënë Yll Limani.

Ndërsa përsa i takon jetës private, Ylli është shprehur se është nuk është në një lidhje.