Këto ditë të fundit të Prillit ajo po i kalon në qytetin e Korçës.

Kjo sepse aktorja simpatike shqiptare është pjesë e kastit së artistëve që kanë ngjitur në skenë tragji-komedinë “Vetëvrasësi”, e cila po vendoset në teatrin e Korçës. Kjo shfaqje, me autor Nikolai Erdman, vjen në sytë e publikut shqiptar nga regjisori Sulejman Rushiti. Por, edhe pse është e angazhuar me një rol interesant, Olta gjen gjithmonë kohë që përveç teatrit të bëj edhe gjërat e tjera që i mbushin shpirtin.

Advertisement

Gjatë ditës së sotme ajo ka publikuar një foto të nënës së saj vite më parë.

Përveç faktit se na prezanton për herë të parë me të ëmën, Olta ka një pyetje për të gjithë ndjekësit e saj virtual. “Mami im disa vite më parë. Ngjajmë?”

Në fakt nisur nga kjo foto mund të themi se aktorja është po aq e bukur sa e ëma. Ju si mendoni?