Oh Kanye…

Këto ditë ka dalë "Theraflu", një këngë e regjistruar në bashkëpunim me DJ Khaled dhe prodhuar nga Hit-Boy, dhe dëgjuar për herë të parë në Amerikë në radio Hot97. Shumë shpejt do të dalë edhe "G.O.O.D.", albumi kolektiv në të cilin reperi do të prezantojë artistët e etiketës së tij muzikore. Ndërkohë më 6 prill është publikuar edhe "Mercy", singëlli i parë nga ky album që është realizuar në bashkëpunim me Pusha-T, Big Sean dhe 2 Chainz. Kanye West e ka themeluar GOOD (Getting Out Our Dreams) në 2004-ën dhe mes artistëve të saj figurojnë John Legend, Kid Cudi, Big Sean, Mos Def, Pusha T, etj. Ndërkohë shijoni "Theraflu".

 

Advertisement