Edhe në video lojëra

Electronic Arts ka njoftuar për bashkëpunimin me yllin e popit për lojën "The Sims 3", që do të jetë operativ që prej muajit qershor. Falë “Katy Perry-t Surpriza të Ëmbla”, lojtarët mund të ëmbëlsojnë dhe pasurojnë jetën e personazheve të tyre virtualë me objekte, veshje, mobilje dhe ëmbëlsira nga bota e këngëtares. Për këtë rast do të prezantohen edhe tre lokacione të reja dhe do të jetë i mundur edhe dëgjimi i versionit Simlish të "Last Friday Nigh (T.G.I.F.)." një prej këngëve të albumit "Teenage Dream". Katy është shumë e kënaqur me këtë projekt dhe ka deklaruar: “Jam dashuruar aq shumë me disa aksesorë të pranishëm në këtë lojë, saqë do të doja t’i realizoja edhe në jetën reale”. Katy do të donte shumë të ndjente kënaqësinë e të ulurit në një divan në formë banana split.

Advertisement