“Off Guard” nga Elvana feat. Ty Dolla $ign fillon “TRENDING”

Kënga më e fundit nga Elvana Gjata feat. Ty Dolla $ign, është publikuar dje në VEVO/YouTube dhe menjëherë mori reagime të numërta nga ndjekësit në rrjetet sociale.

E paçka se fillimisht pati disa probleme teknike me publikimin e këngës nga Sony Music Entertainment, që solli si pasojë mos shfaqjen e videos në Kosove, US, UK dhe Maqedoni, kënga mori më pas ritmin e saj. Sot pas një research nga ENERGY, shohim që kënga ka filluar të shfaqet në videot “Trending” të YouTube, në disa shtete të rëndësishme si Gjermania, Italia, Zvicra etj.

Advertisement

Ne në ENERGY, sigurisht që i urojmë sa më shumë sukses në këtë segment të karrierës së Elvana Gjata, pasi të mos harrojmë…ajo ka thënë që muzikën Shqip nuk do ta lër kurrë pas dore.

WATCH :

https://elvana.lnk.to/OffGuard