Mbrëmjen e 26 qershorit, në hyrje të selisë së Partisë Demokratike u shfaq një parullë e madhe ku shkruhej “Basha ik”. Ky veprim kishte për qëllim të shkaktonte reagime kundër Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 26 qershorit.

Dëshmitarë nga PD kanë bërë të ditur për politico.al se ajo parullë u vendos nga djali i ish-deputetes, Jozefina Topalli, Genar Topalli.

Advertisement

22 vjeçari është parë nga disa persona teksa vendoste banderolën dhe pasi ka bërë disa foto, është larguar i qetë nga selia blu.

Jozefina Topalli pritet të shpallë shumë shpejt kandidaturën për kryetare të PD-së, pasi zgjedhjet mbahen në fund të muajt korrik.