Nuk shpëton as Jennifer Lopez, prezanton linjën e saj të të brendshmeve për femra…

Është bërë e modës tashmë që gratë e famshme të kinemasë, muzikës dhe modës të krijojnë edhe linjat e tyre të veçanta të veshjeve me markat më në zë të modës ose të ngrenë edhe kompanitë e tyre.

Kësaj vale nuk i ka shpëtuar Jennifer Lopez. Ylli i kinemasë dhe muzikës me famë botërore ka prezantuar linjën e saj të të brendshmeve për femra, që prezantohet edhe përmes këtij spoti.

Advertisement

“This is me… now” quhet linja e dizenjuar edhe nga dora e saj në bashkëpunim me stilistët e markës së famshme italiane “Intimissimi”.

Koleksioni i artistes 54-vjeçare përfshin mbi 40 lloje në tre variante ngjyrash, jeshile, shampanjë dhe të zezë. Ato do të jenë të disponueshme për shitje nga kjo e Hënë 23 tetori gjithë botën, por në version të kufizuar.