Të gjithë e njohim Oriola Marashin për fotografitë provokuese dhe për pjesëmarrjen në videoklipin “Mama” të këngëtarit të famshëm Jonas Blue. Modelja sexy së fundmi është komentuar edhe më shumë pas postimit të bërë nga Noizy në profilin e tij Instagram.

Advertisement

Noizy i bëri me dije fansave se shumë shpejt do të realizonte një bashkëpunim me Marashin, por ngeli me pikëpyetje nëse në këtë projekt bukuroshja do të vinte në rolin e modeles dhe figurantes gjatë realizimit të klipit, apo do të kishte një rol aktiv?

Oriola Marashi nuk është vetëm një nga femrat shqiptare më tërheqëse të momentit, por ka dhe një talent të spikatur përsa i përket muzikës. Marashi studion për kanto, ndonëse këtë aftësi ende nuk e ka ndarë me fansat e saj.

Pas publikimit të fundit të vetë modeles në “instastory” nuk ka më dyshime! Oriolën së shpejti do ta shohim në një projekt të ri, që do t’i hapë rrugën zyrtarisht një karriere muzikore me grupin “OTR”. Në fotografinë e shpërndarë vetëm pak orë më parë në profilin e saj, duket qartë mesazhi që do ti japë ndjekësve!

Mikrofoni, studio e regjistrimit dhe shkrimi “My future” në të, konfirmuan gjithçka!

Një kthesë e rëndësishme për karrierën e Oriolës, që ndonëse në moshë shumë të re, pritet të jetë një nga surprizat e fundit në botën e muzikës. Na lind vetëm një pyetje spontane… A do të shohim në trupin e modeles, tatuazhin me inicialet “OTR” tipike për çdo pjesëtar të grupit? Dhe nësë po… Ku?!/www.radionrg.al