Kush mund ta mendonte se prezantuesja 60 vjeçare do arrinte të bënte për vete aktorin skocez Gerard Butler.

Advertisement

Një muaji më parë, mediat italiane u “çmendën” nga fotografitë e çiftit më të ri, me pushime në Ishullin “Ischia”.

Dyshja me sa duket nuk i trembet as distancës dhe as diferencës së moshës me plot 13 vite. Në shkrepjet e “vjedhura” gjatë pushimeve, Barbara dhe Gerard dukeshin sikur po shijonin maksimalisht atmosferën e bukur që ofron Gjiri i Napolit.

Butler që do të mbushë 48 vjeç këtë nëntor është i famshëm për historitë e tij të dashurisë dhe ndonëse shumë pak persona i besojnë jetëgjatësisë të këtij çifti, miq të prezantueses pohojnë se kimia është maksimale mes të dyve aq sa kalojnë çdo moment së bashku.

Të lumtë Barbara! Ti po që ke kaluar pushime “të mbara”…