Nuk fitoi asnjë çmim në “Grammys” por Bebe Rexha i bëri një super “diss” të gjithë stilistëve

Disa kohë më parë, Bebe me anë të një video-je në Instagram rrëfeu tek të gjithë ndjekësit e saj se askush nuk pranonte të ishte stilisti i saj për mbrëmjen e Grammys pasi sipas tyre, Bebe nuk kishte trupin perfekt dhe asnjë veshje nuk mund t’i rrinte përshtat. 

Prandaj, Bebe dha një mesazh shumë të fortë lidhur me këtë situatë të dielën në mbrëmje ndonëse nuk fitoi asnjë çmim. Në parakalimin e Tapetit të Kuq, ajo mori mikrofonin dhe u shpreh: “P*rdhuni! Nuk dua të vesh asnjë nga fustanet tuaja. Tani që më shihni të veshur kaq bukur, do të donit të ishit stilistët e mi apo jo?” – ka thënë Bebe duke qeshur. 

Advertisement

Fustani i madh i saj i kuq u realizua nga një firmë “Monsoori” që bazën e ka në Lindjen e Mesme dhe me këtë rast, iu bë goxha reklamë. 

“Unë e dua trupin tim, sot po ndihem si princeshë. Po ju vajza që më dëgjoni, a po ndiheni njësoj me mua?” – përfundoi mini fjalimin e saj Bebe dhe na bëri krenarë të gjithve.

rs_634x1024-190210162550-634-Bebe-Rexha-GettyImages-1097521644

/News31/