Nuk duroi dot, Jona Spahiu hap albumin e dasmës

Moderatorja Jona Spahiu dhe partneri i saj Frenkli Ymeri në muajin qershor kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë.

Deri më tani ata vendosën të mos publikonin asnjë detaj nga dasma, por tani që ka kaluar pak kohë moderatorja simpatike nuk po i ‘kursen’ më disa nga momentet kulminante.

Advertisement

View this post on Instagram

☺️

A post shared by Jona Spahiu (@jonaspahiuu) on

Nëpërmjet disa postimeve në Instagram moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj foto mjaft të ëmbla nga ceremonia e martesës. Në fillim shfaqet vetëm ajo dhe barku i rrumbullakosur dhe më pas janë fotot e mrekullueshme të çiftit krahas familjarëve të tyre.

“Nuk ka nevojë për ditë speciale, për të kujtuar emocione speciale. E bekuar”,- shkruan Jona për krahas fotove.