Nuk duhet humbur! Kylie i shmanget me çdo kusht takimit me Nicki Minaj (Video)

Pak ditë para ndarjes së çmimeve MTV VMA, Nicki Minaj shpërtheu në Twitter ndaj Travis Scott dhe parteneres së tij Kylie Jenner ku shkruante se kjo e fundit po përdorte veten dhe të bijën (Stormin) për t’i bërë reklamë albumit të Travis.

“Derdha gjak e djersë për atë album fantastik dhe Travis Scott përfiton nga Kylie që poston foto nga turneu dhe thotë hajdeni takoni Stormi-n. Më bëni për të qeshur. ‘Queen’ theu rekordin duke qenë në vend të parë në 86 vende. Faleminderit Jezus dhe faleminderit fansa.”, shkruante Nicki.

Pas kësaj, Kylie dhe Travis kërkuan që në ceremoninë e VMA-së të uleshin larg Nicki-t. Por sado u munduan, një përballje të vogël Kylie nuk e shmangi dot, ose aty afër. TMZ postoi një video ku fillimisht në tapetin e kuq mbërrin Nicki, e nga ana tjetër Kylie Jenner ndërron menjëherë rrugë dhe kthehet të kërkojë mendim te asistentja e saj.