Këngëtarja sapo ka anonçuar se do të publikojë albumin e saj të 11‐të me titull APHRODITE dhe se e imajginon veten në karrierë deri sa të jetë një grua plakë me flokë të lyer. “E imagjinoj veten me flokë lejla. Një nga idhujt e mi më të mëdhenj është Dolly Parton dhe ajo vazhdon të jetë në skenë paçka moshës. Do të presim e do të shohim”.
Megjithatë Kylie nuk planifikon shumë në avancë. “Nuk jam shumë e mirë në planifikimin në afatgjatë. Shumë mundësi dalin krejt papritur dhe mua më pëlqen t’i ndërmarr. Psh. mund të shkoj në Mumbai apo të jem në një eksperiencë kinematogrtafike në Bollywood sepse më pëlqen t’a jetoj atë eksperiencë. Më pëlqejnë gjërat e veçanta e aventureske. Jo gjithnjë zgjedh opsionet më të sigurta”,‐ ka thënë Kylie Minogue. “Në më të shumtën e rasteve e shikoj gotën gjysëm plot dhe ndihem me fat dhe e bekuar për gjithçka kam. Por gjithsecili prej nesh ka ndonjë gjë që e bezdis dhe do vazhdojë t’a bezdisë gjatë gjithë jetës. Kështu edhe mua nuk do të më vinte aspak keq nëse do të isha pak më e gjatë”.