Leona & Biagio

Këngëtarja britanike dhe kantautori milanez do të duetojnë në këngën INASPETATTA, që është edhe titulli i albumit më të fundit të Biagio‐s që doli në treg më 13 Prill. Shumë shpejt do të dalë edhe videoja e kësaj kënge. Dy artistët për momentin janë duke xhiruar në Londër. “Leona Lewis ka qenë një surprizë e jashtëzakonshme për mua. Ishte shumë emocionuese të dëgjoja një këngë timen të interpretuar në një gjuhë ndryshe nga ajo italiane. Muzika nuk ka kufinj. Leona më ka shoqëruar në këtë këngë, duke më dhënë energjinë e saj të jashtëzakonshme”,‐ ka thënë kantautori italian Biagio Antonacci.

Advertisement