Pas lindjes së djalit, Tuna u distancua nga muzika, por prap ka qenë në qendër të vëmendjës së mediave rozë për marrëdhënien e saj me partnerin, Patris Berisha.
Por mesa duket Tunës nuk i interson aspak se çfarë thuhet nëpër media, pasi ajo ka preferuar të mos flasë për këtë temë, duke qëndruar e heshtur dhe për disa kohë. Megjithatë qetësisë së Tunës duket se po i vjen fundi, pasi me fotot e fundit që ka publikuar, ajo ka ditur sërish se si të tërheqë vëmendje.
Ajo i ka surprizuar të gjithë duke u shfaqur me një look krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, aq sa vështirë të njihet që është ajo. Nga bionde, këtë herë këngëtarja është kthyer në një brune të theksuar.
Me siguri ky ndryshim i dedikohet ndonjë projekti të ri muzikor, prandaj mendojmë se distancës së saj nga muzika po i vjen fundi.
Megjithatë, s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim…