Leonardo DiCaprio me të dashur të re? (Foto)

Ai është përfolur shpesh për flirte me vajza të ndryshme të showbizit botëror, por asnjëra nga lidhjet e tij nuk ka zgjatur shumë.

Po flasim për Leonardo DiCaprion, i cili këtë herë është kapur “mat” me një tjetër vajzë.
Gjatë një shëtitjeje të mërkurën ai është fotografuar nga paparazët me të dashurën e re 20-vjeçare, Camila Morrone. Aktori 43-vjeçar dhe e dashura e tij Camila u panë të ecnin krahë për krahë pasi kishin shijuar vaktin e mëngjesit në Hollyëood-in perëndimor.

Advertisement

Shpresojmë që këtë herë DiCaprio të ketë gjetur qetësi në krahët e bukuroshes 20-vjeçare.