“Nuk di të këndosh live”, Ariana Grande ka një përgjigje për ndjekësin

E gjithë kjo periudha nuk ka qenë ndër më të mirat për anën emocionale të këngëtares Ariana Grande. Prej disa kohësh ajo vuan nga depresioni dhe krizat e ankthit, gjë të cilën nuk e ka fshehur asnjëherë për mediat apo ndjekësit e saj.

Megjithatë sa i përket karrierës muzikore, Ariana ka qenë në një moment shumë të mirë dhe të suksesshëm.

Advertisement

Kohët e fundit ajo publikoi një video nga turneu që po zhvillon “Sweetener” ku aftësitë e saj vokale kanë lënë të mahnitur shumë nga ndjekësit e saj.

Por duket se ka patur edhe nga ata skeptikë që mendojnë se performanca nuk ishte ‘live’ dhe se ajo nuk është një këngëtare e mirë ‘live’.

“Je një këngëtare shumë e mirë dhe të dua shumë, por kjo nuk duket si ‘live’. Më vjen keq”,-është shprehur një nga komentuesit.

Megjithatë duket se këtë herë Ariana nuk e ka kaluar pa u vënë re këtë koment por ka replikuar duke shkruar:  “Këtë mund ta bëj në kuzhinën tënde pa asnjë muzikë, mund ta bëj në ‘Broadway’ (gjë që e kam bërë), mund ta bëj në dush, makinë, kudo. Për këtë arsye jam kjo që jam. Më lër të shkëlqej”,– ka përfunduar ajo.

/Opinion.al/