Është një ato ditëlindje që do ta mbajë mend gjatë, jo vetëm për surprizën e organizuar të miqve enkas për të, por më së shumti se shumë shpejt do të gëzojë statusin e nënës.Nora Istrefi ka festuar 29-vjetorin e lindjes dhe që në minutat e para i ka ardhur si dhuratë nga miqtë një festë, të cilën pa dyshim e ka shijuar deri në fund.
Të gjitha detajet festive janë dominuar nga ngjyra rozë, bashkë me tortën, duke treguar se shumë shpejt pritet të vijë në jetë një vajzë.
Bashkë me kurorën karakteristike të festës, edhe ajo rozë, Nora ka postuar një foto duke përshëndetur të gjithë ndjekësit, pa e fshehur lumturinë: “Është ditëlindja më e bukur me miqtë e mi të dashur”, – ka shkruar këngëtarja, e cila po përjeton muajt e fundit të pritjes së ëmbël.