Jeta private e reperit të njohur, Noizy, ka qenë gjithmonë “tërheqëse” jo vetëm për fansat e tij, por edhe për mediat. Shpesh ai është përfolur për lidhje me koleget e tij apo me emra të tjerë, ama kurrë nuk ka folur publikisht për to.
Por duket se Noizy më në fund ka gjetur dashurinë, të paktën kështu shkruan “Bluetooth”. Në një artikull mbi reperin, suplementi shkruan se reperi është në një lidhje serioze me një shqiptare në Francë. Madje, gjatë festave, familja e tij ka udhëtuar drejt shtetit francez, ku dhe është takuar me familjen e vajzës.
“Rigelsi e ka marrë seriozisht këtë lidhje, duke u dashuruar marrëzisht pas bukuroshes që i ka rrëmbyer zemrën”, – shkruan “Bluetooth”. “Sipas miqve të afërt, kjo lidhje ka disa kohë që ka nisur dhe këngëtari ka preferuar ta mbajë sa më larg nga mediat”.
Pra duket se nuk do kemi më një Noizy aventurier, por një Noizy më romantik dhe të ndjeshëm.