Grupi “Il Volo” i mbyll derën presidentit amerikan Donald Trump.

Pavarësisht ftesës, treshja italiane nuk do të këndojë në ceremoninë e zyrtarizimit të presidentit të SHBA-ve.

Advertisement

“Nuk jemi dakord me idetë e tij, nuk mund të mbështesim dikë që bazohet te populizmi, përveç ksenofobisë apo racizmit. Nuk gjykojmë askënd që do të këndojë për Trump”, – shprehen për “Corriere della Sera”, Boschetto, Ginoble dhe Barone.

“Il Volo” ka një koncert më datë 4 mars, biletat e të cilit janë shitur të gjitha si dhe një sërë koncertesh të tjera, për këtë arsye nuk i trembet një refuzimi të këtyre niveleve.

“Ne mendojmë se e ardhmja jonë nuk varet nga kjo gjë. Kush na do, do të vazhdojë të na ndjekë”, – shtojnë 3 italianët.

Kujtojmë se tenorët nuk janë të vetmit që kanë refuzuar ftesën për të performuar gjatë ceremonisë, pasi edhe emra të tjerë të famshëm si Kanye West, Justin Bieber, Bruno Mars, Justin Timberlake, Katy Perry etj. kanë bërë të njëjtën gjë.