Në zgjedhjet e ardhshme qeveritare të Austrisë këtë vit kandidate për deputete do të jetë edhe një shqiptare.

Drita Cacaj do të jetë kandidatja për deputete nga qyteti i Vjenës, e përfshirë në listën e Sebastian Kurz.

Advertisement

“Ndjehem krenare për veten dhe popullin tim që jam femra e parë e angazhuar në zgjedhjet e Vjenës. Më duhet një shans për të dëshmuar veten. Femrat në Kosovë viteve të fundit kanë treguar shumë rezultate të mira dhe janë përkrahur shumë në politikë, kurse këtu që është edhe më e vështirë, sepse nuk është vendi ynë, duhet të jetë përkrahja edhe më e madhe” thotë ajo.

Zgjedhjet mbahen më 11 tetor të këtij viti.