Ribashkimi i çifteve pas një ndarje, nuk do të thotë gjithmonë se gjërat tani do të shkojnë vaj…
Muajin e kaluar, Rihanna u nda nga i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel, pas një viti bashkë. Ndërkohë, duket se këngëtarja është kthyer tek ishi, por këto foto të çiftit në Puerto Vallarta në Meksikë bërë këtë të premte nuk flasin për një rikthim të lumtur.
Paparacët kanë fotografuar disa momente të tensionimit midis tyre ku bukuroshja 30-vjeçare shihet e ulur në një shezllon e veshur me bikini teksa i drejton gishtin Hassan Jameel.
Por në fytyrën e tyre nuk ka asnjë grimcë buzëqeshje. Pas zënkës, Hassan largohet i mërzitur ndërsa Rihanna qëndron disa momente vetëm.