Një videoklip nga fansat

Me rastin e daljes së singëlit të ri “Wait for me” DJ/Producenti New Yorkez ka lancuar një konkurs dhe u ka kërkuar fansave që t’a realizojnë ata videon për këtë këngë. Ideuesi i videos më të mirë do të fitojë 5 000$. Nëse doni të vini krijimtarinë tuaj në dispozicion të këtij artisti atëherë keni kohë deri më 5 prill për të dërguar videon në faqen zyrtare të Moby‐t. Fituesi do të shpallet para se të publikohet singëlli.

Advertisement