Një tjetër shtet ku shqiptarët do mund të udhëtojnë pa viza

Një tjetër vend për të vizituar…

Armenia po planifikon lëvizjen e lirë pa viza për shtetasit e Shqipërisë, Turkemnistanit, Libanit dhe Kanadasë duke nisur nga data 10 korrik 2018.

Advertisement

Vendimi pritet të miratohet ditën e sotme gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Kjo do t’u mundësojë qytetarëve shqiptarë dhe vendeve të lartpërmendura që të vizitojnë Armeninë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë për një maksimum prej 180 ditësh brenda një viti.

Sipas qeverisë armene, kjo do të ndikojnë në rritjen e turizmit, njohjen e ndërsjellë të vlerave historik-kulturore të vendeve si dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

Ndërkohë, në maj të këtij viti Kina po ashtu njoftoi heqjen e vizave për turistët nga 59 shtete të botës, ku ndër to listohej edhe Shqipëria.