Djali i Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, në gjendje të rëndë shëndetsore (Foto)

Para disa javësh, jemi “tmerruar” me gjendjen e aktorit dhe këngëtarit të dobësuar.

E kemi fjalën për Johnny Depp, i cili këto kohë ka hasur probleme me depresionin, alkoolin, paratë, ndarjen nga Amber Heard, etj… Por tani edhe djali i tij 16-vjeçar, Jack, ka disa probleme serioze me shëndetin.

Advertisement

Ish-gruaja e Depp, Vanessa Paradis duhet të ishte pjesë e prezantimit të premierës së filmit “A Knife In The Heart”, por iu desh ta anulonte në minutën e fundit për shkak të djalit.

“Për fat të keq, Vanessa Paradis nuk ishte në gjendje të na bashkohej sonte. Ajo duhej të mungonte për shkak të problemeve serioze të shëndetit të djalit”, tha regjisori Yann Gonzales. Dhe nëse situata është vërtet kaq serioze, atëherë ky po që është hall dhe ndoshta shpjegon edhe më mirë arsyen e “shpërfytyrimit” të aktorit aq joshës.