Këngëtarja e njohur Bebe Rexha, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në American Music Awards.
Ajo pritet të performojë projektin e saj me Florida Georgia Line të titulluar “Meant to Be” dhe i cili u publikua kohë më parë. Shqiptarja e njohur e ka konfirmuar vetë performacën, dhe madje ka premtuar se të gjithë fansat mund të kenë mundësi ta shkarkojnë më pas. Këngëtarja ka gati edhe një varg projektesh për t’u lansuar të cilat do t’i publikojë vitin e ardhshëm.
Për Bebe Rexhën ky vit ka qenë shumë i suksesshëm, me hite të mëdha si “I Got You” dhe “In the name of Love” me David Guetta-n.