E priste prej kohësh (ashtu si ne) dhe tashmë ia doli!
Edhe pse është e njohur jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, Era Istrefi ka arritur vetëm sot 1 milion ndjekës në Instagram. Fansat e saj e kanë pritur prej kohësh këtë moment për të festuar. Era ka publikuar një video në Instagram, ku tregon çizmet me “dollarë” dhe shkruan se ka qenë një rrugë e gjatë për të arritur 1 milion ndjekës si dhe mezi po pret të na tregojë projektin e saj të radhës.
Era Istrefi në fakt nuk është e vetmja shqiptare me një numër kaq të madh ndjekësish. E para që kryeson listën është Enca, me 1.7 milionë ndjekës. Ajo pasohet nga Noizy me 1.1 milionë. Në vend të tretë qëndrojnë Ledri, Luana dhe Elvana me nga 1 milionë ndjekës. Kësaj liste tashmë iu shtua edhe hitbërësja e “Bon BoOn”.