Pas skandaleve seksuale në Hollywood, shumë artistë të fushave të ndryshme thyen akullin dhe treguan historitë e dhimbshme nga jeta e tyre.
Ky fenomen u rikthye sërish në vemendje të publikut pas ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, ku nisma “Time’s Up” përfshiu të gjithë aktorët në një fushatë sensibilizuese. E fundit që ka reaguar për ngacmimet seksuale ka qenë aktorja Bella Thorne, e cila ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se është abuzuar seksualisht deri në moshën 14-vjeçare.
“Jam abuzuar seksualisht nga dita që arrij ta mbaj mend deri në moshën 14-vjeçare. Pastaj më në fund pata kurajën të mbyll me çelës derën dhe të ulem përpara. Për të gjithë natën! Duke pritur që dikush të përfitonte sërish nga jeta ime. Prita që të përfundojë dhe ndodhi. Por disa nga ne nuk kanë qenë kaq me fat sa të dalin gjallë… Ju lutem, sot duhet të mbroni çdo qenie të keqtrajtuar”,- shkruan Bella në postimin e saj në Instagram.