Një surprizë e madhe po vjen! Besa Kokdhima rikthehet me projekte të reja

Besa Kokëdhima po bën rreth një vit që nuk ka realizuar një projekt muzikor.

Ajo është angazhuar më së shumti me ripunime këngësh që janë shumë të njohura në mbarë botën. Por sipas “Prive” këngëtarja po përgatit një surprizë shumë të madhe për gjithë fansat e saj.

Advertisement

Besa prej disa kohësh është shpërngulur në Paris të Francës, për të ndjekur studimet. Por jo vetëm kaq ajo po përgatit një album muzikor në gjuhën frënge. Madje këngëtarja do të bashkëpunojë edhe me disa nga emrat më të njohur të muzikës franceze. Por Besa ka menduar që të sjellë këngë edhe në shqip, ndaj po presim me padurim të zbulojmë të gjitha surprizat që këngëtarja ka rezervuar