Më shumë se “një shtëpiake e dëshpëruar” ajo është një sirenë seksi. Eva Longoria ka treguar një fizik të tonifikuar dhe shumë në formë, teksa është fotografuar nga paparacët gjatë pushimeve në Miami. Ish protagonistja e telefilmit kult ishte me të fejuarin e saj Jose Antonio Baston, manjati i televizionit spanjoll. Çifti po merrte disa rreze dielli në shoqërinë e tenistes Serena Williams dhe këngëtares Gloria Estefan, por gazetarët duket se kanë pëlqyer më shumë fund-shpinën perfekte të Evës.