Perëndesha e Dashurisë zbret në Athinë

Look-u i Perëndeshës së dashurisë Afërdita gjithmonë është përdorur për një nga momentet më sensuale të koncerteve të saj, por kësaj radhe Lady Gaga ka menduar t’i surprizojë fansat e saj. Këngëtarja ka zbarkuar me avionin e saj privat në aeroportin e Athinës ditën e mërkurë vetëm me dy guaska të mëdha për të mbuluar gjoksin dhe një rrjetë transparente nga e cila dukeshin tangat rozë. Këngëtarja do të performojë ditën e premte në Stadiumin Olimpik të Athinës “ArtRave: The Artpop Ball”. Ajo ka postuar në Instagram tre foto ku kishte pozuar thuajse nudo në tualetin e suitës së saj luksoze në një hotel të Athinës. Këngëtarja 28-vjeçare kishte zgjedhur vetëm një palë tanga rozë për fotot e “nxehta” të postuara për kënaqësinë e 42.2 milionë ndjekësve të saj. Shuajeni edhe ju kureshtjen pak më poshtë.

Advertisement