Një operacion i rrallë është kryer tek një fëmijë 10 muajsh, në Shqipëri.

Një operacion i rrallë për nga natyra është kryer vetëm pak ditë më parë, tek një fëmijë 10 muajsh, në Shqipëri. Bëhët fjalë për korrigjimin e një keqformimi të kokës, në lindje, ndërhyrje e cila kryhet për herë të parë në spitalet tona.

Pas diagnostikimit me nje sëmundje e cila sjell shtrëngim të trurit dhe keqrritjen e tij, si pasoje e ngjitjes së kockave të kokës, mjekët shqiptarë kanë arritur të kryejnë rimodelimin e kokës së vogëlushit dhe estetikisht t’i dhurojnë atij një formim normal të fytyrës.

Advertisement

Kjo punë fantastike e ekipit të mjekëve nën drejtimin e neurokirurg Prof. Asoc. Artur Xhumari, kirurgëve Maxilofacial Dr.Arlind Myftari, dhe Dr. Mariol Sako, arriti te realizonte me sukses një operacion të vështirë e të pa kryer më parë në vendin tonë. Ky operacion është i rrallë edhe në qendrat e specializuara botërore, sepse zakonisht këto probleme trajtohen, kur pacienti është foshnje.

Sipas Neurokirurgut Prof. Asoc. Artur Xhumari, përpos sfidës për tu përballur më këtë rast të vështirë, ishtë edhe bërja bashkë e mjekëvë të specializuar për të realizuar me sukses dhe durim këtë ndërhyrje e cila zgjati mbi 7 orë dhe bëri të mundur ti dhurojë vogëlushit një të ardhmë të shëndetshme.