Sa para fiton Mariah Carey nga kënga legjendare e Krishtlindjes?

Hiti i këngëtares me famë botërore Mariah Carey “All I Want for Christmas Is You” është padiskutim kënga më e pëlqyer dhe më e dëgjuara në periudhën e Krishtlindjes.

Por sa fiton Mariah Carey çdo vit nga dëgjimi i këngës në periudhën e Krishtlindjes?

Advertisement

Mariah Carey grumbulloi plot 60 milionë dollarë nga viti 1994 deri në vitin 2016. Mirëpo, që nga viti 2019, ajo fiton midis 600 000 dhe 1 milionë dollarë çdo dhjetor.

Mariah Carey u padit me minimumi 20 milionë dollarë për shkelje të të drejtave të autorit nga Andy Stone për këngën e saj të famshme “All I Want for Christmas”. Kantautori pretendon se ai shkroi dhe regjistroi një këngë të quajtur “All I Want For Christmas Is You” përpara se Carey të publikonte këngën e saj me të njëjtin emër që do të hynte në histori.

Sipas padisë së siguruar nga TMZ, Stone beson se kënga e tij ka frymëzuar atë të Carey dhe ai dëshiron një pjesë të fitimeve të saj. Ai regjistroi këngën e tij në 1989 në Nashville, dhe grupi Vince Vance & The Valiants e regjistroi atë dhe madje realizoi një videoklip. Stone pretendon se pati një transmetim të gjerë dhe ishte në listat e Billboard në 1993 gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Carey e publikoi këngën e saj vitin e ardhshëm.

Carey dhe Walter Afanasieff thuhet se bashkëshkruajtën këngën në 15 minuta për të zhvilluar melodinë, strukturën e këngës dhe akordet. Ajo u kompozua plotësisht në vetëm pak orë, sipas NY Post. Padia kërkoi që Carey dhe Afanaseiife të pushonin dhe të ndalonin shpërndarjen e mëtejshme të këngës.

“Pavarësisht kërkesës së paditësit, të pandehurit vazhdojnë të shfrytëzojnë veprën e tij “All I Want for Christmas is You”, duke korrur shpërblime të jashtëzakonshme financiare dhe përfitime të tjera në dëm të paditësit,” thuhej në NY Post.