Kanye West u takua ditën e djeshme me Presidentin Trump në Zyrën Ovale.
Ata folën për shumë gjëra, përfshirë faktin se “Apple” duhet të krijojë aeroplanë iPlane dhe faktin se reperi do të garojë për president në 2024-n.
Por ndërsa ndodheshin pas reperit, reporterët arritën që të filmonin momentin kur Kanye shkyçi telefonin dhe fjalëkalimi i tij rezultoi tepër, po tepër i dobët. Si fillim ndiqni videon më poshtë.
Fjalëkalimi ishte 000000. Po, thjesht 6 zero. Kanye mbase duhet të përpiqesh pak më shumë!