Sa shpejt që ndryshoi! Kim Kardashian është bërë sërish brune.Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka postuar një selfie ku ende ishte bjonde vetëm një ditë më parë, por me sa duket ka qenë në prag të ndërrimit të ngjyrave.
Arsyeja e mundshme e ndërrimit të ngjyrave? Të ndryshosh nga brune në super bjonde nuk është e thjeshtë dhe sigurisht që takimet me parukierin duhet të jenë të shpeshta.
Pas surprizës së madhe në sfilatën e Balmain më 5 Mars, Kardashian vendosi të kalonte nga bjonde në thuajse platin, vetëm në pak ditë, ndërsa tashmë i është rikthyer look-ut të mëparshëm.
Një burim i afërt i Kim ka thënë se ajo javën e ardhshme do të jetë në Armeni dhë për këtë arsye i është rikthyer ngjyrës së mëparshme të flokëve. Burimi sqaron se ndryshimi i mëparshëm u bë “vetëm për në javën e modës në Paris”.
Pas transformimit të saj të parë qëndronte parukieri Hollywood-jan Lorri Goddard.