Jennifer Lopez rikthehet në ekranin e madh me një rol vërtetë të nxehtë. “Parker” është thrilleri me regji të Oscar Taylor Hackford ku J.Lo luan Leslie-n, një e divorcuar sensuale që përfshihet në hakmarrjen e përgjakshme të një hajduti bizhuterish që luhet nga Jason Statham. Skena me përmbajtje të lartë erotike për artisten, e cila gjatë dushit apo gjatë një strip-tease-i shfaq forma që të lënë pa frymë. Në film trajtohet historia e hajdutit i cili tradhëtohet nga kolegët në “punën” e fundit. I vendsur që të hakmerret, hajduti (Jason Statham) do të ndihmohet nga një partnere jo fort e përshtatshme. Bëhet fjalë pikërisht për Leslie-n një grua ambicioze e divorcuar që do të bënte çdo gjë për para. Ky është një rol që i afrohet shumë jetës reale të J.LO. Gjatë xhirimeve të filmit aktorja ka qenë duke u divorcuar ligjërisht nga ish-bashkëshorti Mark Anthony, njësoj sikurse personazhi i saj në film. Një interpretim që ndoshta e ka bërë të vuajë por që mund të ketë një rezultat pozitiv. Aktorja ka rrëfyer se me këtë interpretim pret që të shkojë drejt e në OSCAR.
“Parker” do të fillojë të shfaqet nëpër sallat amerikane të kinemave vetëm pas pak ditësh, më 25 janar.