Një dokumentar për Sound City Studios

Ky projekt është i lidhur ngushtë me NEVERMIND, albumin legjendar të Nirvana-ve publikuar në 1991-in i cili vetëm para pak ditësh mbushi dhe 20 vite nga publikimi. Edhe pse lideri i Foo Fighters nuk ka anonçuar diçka zyrtare, disa zëra thonë se ky dokumentar i dedikohet Sound City Studios në Los Angeles vendi ku Nirvana regjistruan NEVERMIND. Në këto studio kanë kaluar shumë artistë dhe pikërisht kjo është arsyeja që shtyu Dave për të realizuar këtë dokumentar. “Dave po punon për një projekt të bazuar në studion e regjistrimit ku të gjithë ne punojmë dhe shumë artistë e kanë për zemër. Kështu ai do të vendosë së bashku të gjithë rrëfimet e këtyre artistëve për studion”,- ka zbuluar Kevin Cronin i REO Speedwagon.

Advertisement