Sfilata e parë

    Me rastin e Paris Fashion Week reperi nga Atlanta më në fund ka nxjerrë në pasarelë linjën e tij të veshjeve DW për Pranverë/Verë 2012. Sfilata është bërë më 1 Tetor në sallën e Licée Henry IV. Më parë mendohej se ky koleksion do të paraqitej gjatë javës së modës në New York. Shumë personazhe të botës së modës, muzikës e spektaklit kanë qenë të ftuar në këtë sfilatë. Në rradhë të parë ishin Lindsay Lohan, Jared Leto i 30 Seconds To Mars, modelja amerikane Sky Ferreira, këngëtarja Ciara, motrat Mary-Kate e Ashley Olsen. Për të gjithë kuriozët ja edhe një video nga sfilata e artistit. Si ju duken veshjet e koleksionit DW?


     

    Advertisement