Para disa muajsh këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa u përfol për ndarjen nga modeli Isaac Carew.

Dukeshin shumë mirë bashkë… Ai ishte një nga personat që e mbështeste më shumë këngëtaren, herë pas herë dhe duke e ndjekur nëper koncertet që ajo bënte. Ne e kujtojmë dhe si i dashuri i Duas që erdhi në Tiranë e Prishtinë për ta shoqëruar në koncertet që ajo mbajti në këto dy kryeqytete. Por, disa muaj më vonë çifti konfirmoi ndarjen.

Advertisement

Megjithatë, kur vjen fjala te djemtë, Dua nuk është nga ato vajza që lihet vetëm. Kohët e fundit këngëtarja shqiptare ka krijuar një lidhje të re, ku duket shumë e lumtur dhe dashuruar me vokalistin e grupit “LANY “, Paul Klein.

Ai ka surprizuar Duan me një buqetë me trëndafila dhe një shishe shampanjë. Këtë e ka bërë publike vetë këngëtarja nëpërmjet nje fotografie të postuar në Instastory, ku shkruan: O zot Paul Klein je perfekt! Po më shpërthen zemra! Faleminderit!

 

Nga ana tjetër ka qenë dhe vetë Paul që ka postuar një foto të Duas me trëndafilat, ku ka shkruar: Vajza ime këndon në brixton sonte. Të dua më shumë se çdo gjë!

Sa bukur… një dashuri e madhe po lind në horizont!