Ditën e djeshme, Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan, bënë daljen e tyre të parë publike pas dasmës.
Ata ishin të pranishëm në 70-vjetorin e ditëlindjes së Princit Charles në Buckingham Palace. Princi Harry ka marrë fjalën, në këtë përvjetor të rëndësishëm, por diçka e ka vënë atë në siklet gjatë fjalimit. Teksa nderonte të atin, një bletë i ka kaluar shumë pranë, dhe Harry ka ndalur fjalimin e tij.
“Më falni, ajo bleta më preku vërtet”,-është shprehur princi Harry.
Kaq tha Harry dhe Meghan nuk e mbajti dot të qeshurën bashkë me Camilla-n e më pas Princin Charles.
I’m not sure if this is all going to upload, but I hope it does. Part of Harry’s very warm speech to thank his father – ‘pa’ – ahead of his landmark 70th birthday, for all he is done for the 420 charities he is involved in. It really was lovely. pic.twitter.com/7a2CuFVPn3
— Rebecca English (@RE_DailyMail) May 22, 2018