Ky është një baba që në vënd që t’i thotë vajzës së tij të ndalojë, ka zgjedhur që t’i rikrijojë të gjitha selfie-t sexy që ajo bën.
Në një intervistë që kanë dhënë për Us Weekly, Chris Martin dhe vajza e tij 19-vjecare, Cassie, qeshin me fotot që kanë bërë dhe famën që tashmë ato kanë fituar në internet.
47-vjecari ka bërë cdo gjë të nevojshme për të risjellë në jetë këto selfie, duke nisur që nga makjazhi, peneli i syve, bluzat e shkurtra e cdo gjë tjetër të nevojshme, përfshi edhe tatuazhet e vajzës së tij.
“Disa njerëz më quajnë budalla, por nuk e kuptojnë që ne argëtohemi. Gjithnjë kemi bërë shaka të tilla në familjen tonë”, ka thënë ai.
Por ajo që është më e rëndësishme, është se Cassie e vlerëson humorin e babait të saj.