Ja video ku kamikazi shpërthen veten në aeroportin “Ataturk”

Detaje të reja janë bërë publike nga sulmi i shënuar dje në aeroportin “Ataturk” të Turqisë. Deri më tani flitet për 36 viktima dhe 147 të plagosur. Ndërsa sipas “Associated Press”numri i viktimave është 50 persona. Sipas gazetës “Yeni Şafak”, bëhet fjalë për një plan të mirëmenduar të tre terroristëve që pasi kanë gjuajtur me armë kanë shpërthyer eksplozivët. Konkretisht, dy prej kamikazëve ishin të pajisur me lëndë eksplozive dhe hodhën veten në erë, ndërsa i treti u vra nga policia në parkingun e aeroportit. Ndërkaq është publikuar një video ku duket qartë momenti kur një prej kamikazëve hedh veten në erë pasi është plagosur nga efektivi i policisë.

Advertisement