Ditë të vështira për të gjithë ne, si qytetarë, prindër, biznese. Ditë të vështira edhe për kompaninë tonë, por në ditë të zymta si këto të gjithëve na duhej pak shpresë, një dritë në fund të tunelit. Dy fjalë të ngrohta nga ata që ja kanë dalë në fushat e tyre duke na mbajtur gjallë me buzëqeshje, punën e palodhur profesioniste çdo ditë, me informacion, me ndikimin e mendjes dhe fjalës, për ti dhënë komunitetit tonë shpresë. Dolën ata që kanë treguar se kohët e vështira nuk mposhtin mendjet e forta, ata që na qetësuan pas sfidave të mëdha të tërmetit, pandemisë dhe një viti plot sfida sociale ekonomike dhe ekzistenciale, përballë forcave jashtë kontrollit tonë. Kjo fushatë kishte pikërisht këtë kryefjalë, një numërim mbrapsht të ditëve të fundit të një viti të ngarkuar dhe ambasadorët e emrit prestigjoz Pirro rikonfirmojnë prezencën e tyre me fushatën e solidaritetit #shineafterthestorm. (kliko këtu për të parë galerinë e plotë të personazheve dhe urimet e tyre).
Pas kësaj fushate qëndron Alba Ruço dhe pasioni i saj për shkëlqimin e stolive, që realizoi në perfeksion idenë e Jerina Lalaj, (JL Consulting) syri profesionist i marketingut lluksoz.
Një fushatë dhe urime që të ngrohin vërtetë zemrën në keto kohë të trazuara <3.