UEFA ka hapur një procedim disiplinor ndaj José Mourinhos, “për fyerje dhe gjuhë ofenduese ndaj një zyrtari të ndeshjes”.
Institucioni europian i futbollit i referohet incidentit në parkingun e stadiumit “Pushkash Arena” të Budapestit.
Hetimi ka të bëjë me finalen e Liges se Europës, të fituar 5-2 pas gjuajtjes së penalltive nga skuadra andaluziane.
Një hetim u hap edhe ndaj klubit verdhekuq për “sjellje jo korrekte të ekipit”, si edhe për “hedhje objektesh, ndezje fishekzjarresh, akte dëmtimi” nga tifozëria e saj.
Hetim ka nisur edhe ndaj Sevillas. Klubi andaluzian do të duhet të përgjigjet për “sjellje jo korrekte të skuadrës” dhe për “futjen në fushë, hedhjen e objekteve dhe ndezjen e fishekzjarreve nga ana e fansave.
UEFA reagoi edhe për agresonin ndaj arbitrit kryesor të finales Enthoni Tejlor, i cili u sulmua nga disa tifozë të Romës në aeroportine Budapestit.
Sipas institucionit europian të futbollit, dënohet me forcë sulmi i dhunshëm në drejtim të gjyqtarit.