Nisi në RTSH Shkollë transmetimi i leksioneve për nxënësit nga klasa e 6 deri në të 12-n

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini njoftoi sot se në kanalin publik RTSH Shkollë, po transmetohen leksione për nxënësit nga klasa e 6 deri në të 12-n.

“Sot, ora 10:30-12:00 do të transmetohen këto leksione matematike nga mësuesit Solita Xhanaj (klasa 6-8) dhe Xhevdet Reka (klasa 9-12)”, u shpreh Shahini. Pas orës 12:00, ministrja informoi të gjithë nxënësit dhe prindërit se leksionet mund t’i gjejnë në kanalin youtube të MASR: Kliko këtu”

Advertisement

Nga data 9 mars të gjitha shkollat në vend u mbyllen deri më 23 mars, për një periudhë dy javore në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19. Përgjatë 6 ditëve të javës, nga e hëna në të shtunë, RTSH do të transmetojë mësimet në 6 lëndë kryesore të shkollave të mesme, sipas programit arsimor, të shpjeguara në mënyrë profesionale në orën 10:30 deri në orën 12:00 dhe në orën 18:00 deri në orën 19:30 në kanalin RTSH1-HD.

 

/TiranaPost/