Nishani letër krerëve të grupeve parlamentare për anëtarët e Gjykatës së Lartë

Presidenti Bujar Nishani u ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare për të kërkuar bashkëpunim në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Në letrën drejtuar Gramoz Ruçit, Edi Palokës, Petrit Vasilit, Shpëtim Idrizit dhe Fatmir Mediut, Nishani kërkon shprehjen e mendimeve të tyre brenda datës 5 Janar 2015. “Si President i Republikës, në zbatim të detyrimeve Kushtetuese dhe ligjit nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bazuar në listën e konkurrentëve, kërkoj bashkëpunimin Tuaj në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë. Në kuadër të këtij proçesi bashkëpunimi, duke i konsideruar dhe vlerësuar mendimet Tuaja të rëndësishme, lutemi të na i dërgoni ato brenda datës 5 Janar 2015.”

Advertisement