Nis countdown-i për turneun “Future Nostalgia”

Dua Lipa nuk do të jetë vetëm në prapaskenë kur të nisë turneun e saj “Future Nostalgia” muajin e ardhshëm.

Këngëtarja do të ndiqet nga kamera gjatë 80-të datave të turneut dhe shërbimet e transmetimit tashmë shpresojnë që pamjet të shndërrohen në një dokumentar. Ylli i hitit “Don’t Start Now” do të marrë rrugën për të filluar turneun me buxhetin më të madh të karrierës së saj. Ajo do t’i përfshijë të gjitha në turneun, i cili do të jetë i mbushur me koreografi, veshje të ndryshme, dhe që do të bënte një spektakël në ekran.“Dua është një nga yjet më të kërkuara në botë për momentin. Të gjithë duan një pjesë të saj. Ekipi i saj është kontaktuar nga kompani të ndryshme të cilat me të vërtetë janë të etur për të marrë një film koncert apo dokumentar me këngëtaren”, tha një burim nga industria e muzikës
Advertisement