Nicole Kidman nuk duket aspak si vetvetja në filmin e ri “Destroyer”.
Aktorja australiane është fotografuar gjatë xhirimeve të filmit, e veshur me një xhaketë lëkure, xhinse, çizme të sheshta dhe një makeup që e bën pamjen e saj të shpërfytyruar si dhe një paruke ngjyrë kafe, me një fjalë asgjë e përbashkët me pamjen e saj plot shkëlqim.
Fituesja e çmimit Oskar është në rolin e nje detektiveje të LAPD, Erin Bell, e cila u maskua për t’u bërë pjesë e një bande në fillimet e karrierës seë saj si detektive. Vite më vonë, banda ribashkohet dhe Bell duhet të gjejë një mënyrë për t’u bërë pjesë e saj, për t’i dhënë fund krimit dhe për të qëndruar në paqe me veten.
Filmi krim dhe aksion, “Destroyer” është me regji të Karyn Kusama, e njohur për filmat e saj si “Jennifer’s Body”, “Aeon Flux” dhe “Girlfight”. Projekti i Kidman është të bashkëpunojë me regjisore femra çdo 18 muaj, me qëllim që të shtohet numri i femrave në industrinë e Hollywood-it.