Nicki Minaj jep versionin e saj të sherrit me Cardi B

Festa e organizuar nga Harper’s Bazaar gjatë javës së modës në New York përfundoi me një sherr mes dy repereve Nicki Minaj dhe Cardi B. Videot e sherrit mes tyre janë bërë virale dhe po qarkullojnë nëpër të gjitha rrjetet sociale.

Sipas People, gjithçka filloi pas parakalimit në tapetin e kuq. Cardi B po e priste Nicki-n të futej brenda dhe e ka sulmuar. Rojet e sigurisë së Minaj nuk e kanë lejuar Cardi-n ti afrohet, prandaj ajo ka hequr këpucën dhe e ka lëshuar në drejtim të Nicki-t.

Më pas Cardi është shoqëruar jashtë ambienteve ku nodhi sherri, dhe në një moment është fotografuar me syrin e enjtur.

Reperja reagoi më pas në Instagram duke u shprehur kështu: “Të kam lënë të flasësh dokrra për mua!! Por kur ti përmend fëmijën tim apo bën komente për aftësitë e mia për t’u kujdesur për vajzën, këtu s’mban më. Kam punuar fuqishëm dhe kam arritur shumë larg për të lënë njeri të tallet me suksesin tim. K*rvat i thonë të gjitha këto nëpër këngët e tyre, por në jetën reale janë frikacake”. Në lidhje me shkakun kryesor të përleshjes Nicki ka një tjetër version.

Më në fund edhe Nicki Minaj ka dhënë versionin e saj të historisë gjatë episodit të radios “Queens Show” dhe mohon kategorikisht faktin se ka përmendur fëmijën e reperes.

“Mbrëmjen e kaluar u bëra pjesë e një gjëje shumë të shpifur dhe turpëruese. Unë nuk do të flisja kurrë për fëmijën e dikujt dhe më besoni që nuk më intereson sesi dikush rrit fëmijën e tij. Dua vetëm që bota ta dijë se Onika Tanya Maraj (emri i vërtetë i Nicky Minaj) nuk do të fliste keq kurrë për fëmijën e dikujt. Unë nuk jam klloun. Vetëm një i tillë mund të flasë ashtu.” – tregoi Nicky Miman.

Ylli i këngës “Anaconda” iu drejtua personalisht Cardi-t, duke i treguar se zanafilla e sherrit është bashkëshorti i saj Offset.

“Mua s’më është dashur kurrë të shkoj me një DJ që të luajë këngët e mia në club. Ti rreh vajza për shkak të veprimeve që bën yt shoq? Femrat e vërteta nuk e bëjnë kurrë këtë gjë! Një femër nuk sulmon kurrë një tjetër femër, ti e zgjidh këtë problem me burrin tënd. Ti je e mërzitur dhe e inatosur. Mëso të kërkosh ndihmë dhe mos hidh shishe dhe këpucë përqark, sepse je në kulmin e karrierës.” – përfundoi Nicki Minaj.