Tani nuk ka më dyshime se këngëtari dhe aktorja janë në një lidhje.
Para disa ditësh u përfol se Priyanka Chopra dhe Nick Jonas mund të kishin nisur një romancë. Kjo për shkak se të dy këta personazhe të famshëm ishin parë shumë shpesh afër në shoqërinë e njëri- tjetrit.
Aktorja 35-vjeçare ka ndarë ditën e djeshme me ndjekësit e saj një foto në të cilën shfaqet duke ngrënë me mikeshat e saj dhe komenti i Nick “i ka çmendur” të gjithë fansat. Priyanka ka pozuar shumë e qeshur në atë foto dhe kjo duket se i ka vjedhur zemrën 25-vjeçarit duke i komentuar “ajo buzëqeshje” shoqëruar me një zemër.
Kaq mjafton për të provuar se ka diçka mes tyre…